Lajme

Arrestohet një person në Pejë për fajde e detyrim, policia sekuestron armë dhe municion

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për kryerjen e vazhdueshme të veprave penale të fajdesë dhe detyrimit.

Rasti lidhet me periudhën 2025–2026, në Pejë, transmeton “Bota sot”.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull, shtetas i Kosovës, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të Ngjashme