Lajme

Vrasja e Auron Thaqit, mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve

Në Gjykatën Themelore në Prizren sot do të vazhdojë seanca gjyqësore lidhur me rastin e vdekjes tragjike të të riut Auron Thaqi.

Seanca është paraparë të nisë nga ora 10:00.

Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcani, të cilët janë deklaruar të pafajshëm.

I riu Auron Thaqi, vdiq më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë. Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në njëvjetorin e vdekjes, nëna e tij kishte rrëfyer se si e kishte pranuar lajmin e trishtë, duke kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Të Ngjashme