Aktuale

30-vjeçari nën monitorim!…/ Ja si është gjendja e të plagosurve nga zjarri në hotelin ‘Brooklin’ në Vlorë

Një ditë pas zjarrit që përfshiu hotelin “Brooklin” në Vlorë, ku disa persona mbetën të plagosur teksa përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, dy prej tyre vijojnë të marrin trajtim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Më e rëndë mbetet gjendja e 25-vjeçares Ana Dyrmishi, e cila ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.

NEWS  Kush ka qenë lojtari më i dobët në të gjithë BBV? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjenBurime nga QSUT bëjnë me dije se e reja ndodhet në Reanimacion dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Sipas të njëjtave burime, ajo ka djegie në rreth 85% të trupit dhe gjendja e saj vijon të jetë e rëndë.

Nën monitorim vijon të jetë edhe 30-vjeçari Aldo Kasimi, i cili ka pësuar djegie në rreth 30% të trupit. Mjekët po ndjekin ecurinë e gjendjes së tij, ndërsa të plagosurit e tjerë, mes tyre edhe personat që pësuan dëmtime pasi u hodhën nga lartësia për t’i shpëtuar zjarrit, janë në gjendje të stabilizuar.

NEWS  E rëndë! Gjendet i pajetë një person në mes të rrugësZjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në hotelin “Brooklin” në Vlorë, duke shkaktuar panik mes pushuesve. Disa prej tyre u detyruan të hidhen nga ballkonet për t’u shpëtuar flakëve, ndërsa të tjerë u nxorën nga ndërtesa me ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Të Ngjashme