Aktuale

Protestuesit ironizojnë premtimin e Ramës për policinë, mbulojnë efektivët e policise me para

Një aksion simbolik është zhvilluar pasditen e sotme përpara Kryeministrisë, në ditën e shtatë të protestave në Tiranë.

Disa protestues janë afruar pranë kordonit të policisë dhe kanë hedhur në drejtim të efektivëve kartëmonedha false, në një veprim që synonte të ironizonte deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama.

Aksioni vjen pas premtimeve të Ramës për një shpërblim prej 2,500 eurosh për protestuesit që do të largoheshin, si dhe për rritjen e pagave të punonjësve të policisë.

Përmes këtij gjesti, protestuesit kanë përcjellë mesazhin e tyre në mënyrë simbolike, duke përdorur kartëmonedhat e rreme për të vënë në pikëpyetje deklaratat e kryeministrit.

Të Ngjashme