Aktuale

4 vjet më parë e morën peng në Angli për “shtëpitë e barit”, sot vrau ish-vjehrrin dhe RENEA e ka rrethuar: Historia e Nertil Buzit, pengu që u bë vrasës

Nertil Buzi, autori i dyshuar i vrasjes së ish-vjehrrit, plagosjes së ish-vjehrrës dhe rrëmbimit të ish-të fejuarës në një fshat të Roskovecit, është rrethuar nga specialët e Forcave RENEA në Kurjan dhe refuzon të dorëzohet.

Nga raportimet paraprake, efektivët që ndodhen në zonën ku është ngujuar Nertil Buzi alias Refit Buzi, 35 vjeç, thonë se ai kërcënon se do të vrasë veten pasi është në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale.

I riu që sot u kthye në vrasës, katër vite më parë ka qenë peng i bashkatdhtarëve që e rrahën për një javë dhe fotografitë e tij ia dërguan familjes, duke kërkuar 400 mijë stërlina, ose Nertili do të vritej. Shkak ishin bërë përplasjet për “shtëpitë e barit” në Angli.

Ka qenë vëllai i tij i cili ka shkuar në polici tetorin e vitit 2022 dhe ka treguar se Nertili ishte marrë peng dhe torturohej nga 7 persona, të gjithë shtetas shqiptarë. Menjëherë, u organizua operacioni policor i koduar “Pengu”, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Metropolitan Police dhe asistencën e NCA-së Britanike.

Shkëmbimi në kohë i informacionit bëri të mundur gjetjen dhe lirimin e 30-vjeçarit nga Shqipëria, i cili ishte marrë peng në Angli, nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.

Policia britanike arrestoi Nekid Arapi, 26 vjeç, Xhon Guveli, 28 vjeç, Fation Arapi, 27 vjeç, Armando Brahashaj, 26 vjeç, Eduart Cepele, 30 vjeç dhe Emanulea Arapi 28 vjeçe. Një person tjetër mbeti i paidentifikuar.

Strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion se Nertil Buzi, në atë kohë 30 vjeç, ishte marrë peng në Angli nga persona me aktivitet kriminal, të cilët kërkonin 400 mijë paund në këmbim të lirimit të tij.

Të Ngjashme