Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:50 në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”, në Kukës, ku një automjet me drejtues 66-vjeçarin me inicialet K. V. ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri, 21-vjeçari I. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”, automjeti me drejtues shtetasin K. V., 66 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi I. V., 21 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
