Lajme

41 të vrarë në një sulm me dron në Sudan

Të paktën 41 persona u vranë dje në një sulm me dron në zonën Abu Shandi të shtetit të Nilit Blu në Sudan, pranë kufirit me Etiopinë.

Mes të vdekurve kishte tetë fëmijë dhe disa gra, sipas organizatës për të drejtat e njeriut Emergency Lawyers.

Organizata e fajëson për sulmin Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) – një grup paraushtarak që ka luftuar kundër ushtrisë sudaneze që nga viti 2023.

Në shënjestër u vu një grup personash të zhvendosur dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare shprehu indinjatë për sulmin, ndërsa Koordinatorja Humanitare e OKB-së për Sudanin, Denise Brown, bëri thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.

Lufta në Sudan vazhdon që nga prilli i vitit 2023. Sipas të dhënave nga organizata ACLED, deri më tani kanë humbur jetën të paktën 150 mijë

Të Ngjashme