Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”, deklaratë kjo që ka nxitur reagimin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.
Përmes një reagimi, Abrashi i është kundërpërgjigjur Daçiqit, duke rikujtuar një vizitë të tij të mëparshme në Prizren.
“Ta kujtojmë si u prite dhe me çfarë flamuri. Je i tepërt në Prizren!”, ka shkruar Abrashi.
“Ta kujtojme si u prite dhe me çfarë flamuri.
Je i teprët në Prizren!
Nga arkiva: Lejen e vizitës e dha Qeveria e atëhershme të Kosovës, më 26 dhjetor 2010”, poston ai.
