Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore në Kosovë kanë ngritur gjithsej 62 aktakuza kundër 89 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 18 persona për 48 orë, ndërsa janë paraqitur edhe tri kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka qenë më aktivja gjatë kësaj periudhe, duke ngritur 26 aktakuza kundër 42 personave. Po ashtu, kjo prokurori ka ndaluar tetë persona dhe ka paraqitur një kërkesë për paraburgim ndaj një personi.
Në Prizren janë paraqitur dy kërkesa për paraburgim ndaj dy personave të dyshuar, ndërsa janë ngritur gjashtë aktakuza kundër dhjetë personave.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur katër aktakuza ndaj katër personave, ndërsa ajo në Gjilan ka ndaluar gjashtë persona për 48 orë dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave.
Në Gjakovë janë ndaluar tre persona dhe janë ngritur pesë aktakuza kundër dhjetë personave. Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një person dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.
Edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj ka raportuar aktivitet të shtuar, duke ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit ka theksuar se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe zbatimin e ligjit në tërë territorin e vendit.
