Tetë fëmijë u vranë të dielën në një të shtënë me armë në Shreveport, Luiziana, që sipas policisë duket se lidhej me një konflikt familjar.
Shefi i Policisë së Shreveport-it, Wayne Smith, tha se viktimat ishin nga mosha 1 deri rreth 14 vjeç dhe se në total 10 persona u qëlluan. Autori i sulmit, i cili u qëllua nga policia, gjithashtu ka vdekur, tha Smith, raporton washingtonpost.
Zyrtarët thanë se ende po mbledhin informacione të dielën pasdite në vendin e ngjarjes, i cili shtrihej në disa banesa. Smith shtoi se disa nga fëmijët e vrarë ishin të afërm të autorit.
