Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Iu gjetën substanca narkotike, arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë, pasi u zunë me substanca narkotike.

Sipas raportit të policisë, dy rastet kanë ndodhur në orët e mesnatës, teksa dy të dyshuarit janë arrestuar.

Në rastin e parë janë gjetur tre copë substancë narkotike të llojit ekstazi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar tre copë substancë narkotike e llojit ekstazi. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia për rastin e parë.

Ndërkaq në rastin tjetër Policia ka konifksuar 29.1 gram substancë narkotike të llojit MDM.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 29.1 gram substancë narkotike e llojit MDMA. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregull”, thuhet në rastin e dytë.