Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A do jetë pjesë e BB VIP 3? Modelja e njohur sqaron: Mos më pyesni më nëse…

Publiku po pret me padurim që të njihet me banorët e rinj të “Big Brother VIP 3”

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e transmetimit të edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Publiku po pret me padurim që të njihet me banorët e rinj që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ky sezon i ri do të vijë me disa ndryshime dhe publiku është kurioz që të mësojë sa më shpejt se për çfarë bëhet fjalë, por duhet që të presë deri më 13 janar.

Ndërkohë prej disa kohësh është përfolur shumë për emrat e personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e “Big Brother VIP 3”. Mes tyre është edhe emri i modeles së njohur, Adrola Dushi.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë modelja, e cila ka bërë një postim në “Instastory”, për të treguar se si qëndron e vërteta.

Adrola, e cila është padiskutim një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka shkruar në postimin e saj se nuk do të jetë pjesë e BB VIP.

“Mos më pyesni më nëse do jem apo jo pjesë e BBV!!! NUK DO JEM”, janë fjalët që ka shkruar Dushi, duke u dhënë fund aludimeve nëse është apo jo në këtë sezon të reality show-t.