Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

A do të largohet nga vendi Sali Berisha? Gazetari i njohur zbardh prapaskenat: Bllokimi i pasaportës së ish-kryeministrit…

Gazetari Bledar Koka tha në një intervistë televizive se të gjithë ankohen sepse Sali Berisha nuk largohet dhe është absurde t’i bllokohet pasaporta me argumentin se s’duhet të lëvizë jashtë vendit.

Ai kujtoi vitin 1997 duke thënë se Berisha nuk është larguar, por ka qëndruar në zyrën e tij edhe atëherë kur i rrezikohej jeta nga plumbat, jo më të largohet tani.

Berisha ka problemin se nuk ikën, nuk është problemi se të ikën Sali Berisha. Sali Berisha nuk ka ikur kur i është kërcënuar jeta me kallashnikov në 97’-tën dhe ka qëndruar në zyrë.

Të gjithë e dimë atë. Të gjithë ankohen se Sali Berisha nuk ikën, jo se kanë frikë se Sali Berisha ikën dhe ky është banaliteti më i madh që mund të diskutohet dhe mund të shtrohet si diskutim për mendimin tim, – u shpreh Koka.