Lajme

Hamasi e cilëson operacionin e ri izraelit në Gaza si “shkelje flagrante të armëpushimit”

Hamasi e ka quajtur operacionin e ri ushtarak të Izraelit në Gaza “një shkelje flagrante të marrëveshjes së armëpushimit”.

Në një deklaratë të cituar nga Al Jazeera, Hamasi tha se kërcënimet për evakuim të detyruar dhe zhvendosja e civilëve janë krime lufte dhe një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar humanitar.

Gjithashtu akuzoi Izraelin për shtrydhje të qëllimshme të civilëve në një zonë gjithnjë e më të ngushtë të Gazës, duke përkeqësuar katastrofën humanitare.

Më parë, mediat izraelite raportuan se forcat kanë filluar operacionin e parë ushtarak në shkallë të gjerë në Gazën qendrore që nga nënshkrimi i armëpushimit në tetor 2025.

Të Ngjashme