Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të mërkurën, më 23 shtator, lidhur me kërkesat e bashkuara KO256/26 dhe KO258/26, të parashtruara nga deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, dhe deputetë të tjerë.
Sipas njoftimit, Kushtetuesja ka vlerësuar se vendimi i 13 shtatorit 2026 për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.
Rrjedhimisht, votimi për qeverinë e re nuk shkel Kushtetutën.
