Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe bartësja e listës zgjedhore të kësaj partie Vjosa Osmani, në kuadër të aktivitetit në terren para zgjedhjeve të 7 qershorit, u ndalën në Ferizaj.
Abdixhiku vlerësoi se “bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, është ndjerë pikërisht në këtë qytet”.
Postimi i plotë:
Në prag të nisjes së fushatës, mobilizuam edhe strukturat tona në Ferizaj.
Me entuziazëm, vullnet e energji të mirë, folëm për organizimin, angazhimin dhe punën që kemi para. Sepse fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, me njerëz që punojnë dhe me njerëz që nuk dorëzohen.
Bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, është ndjerë pikërisht në këtë qytet. Ferizaj ka ditur gjithmonë ta kthejë besimin në forcë, e forcën në rezultat. Tash, me zemër e angazhim, ecim përpara bashkë.
