Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje nga vizita e tij në Dragash të zhvilluar së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani.
Ai tha se vizitën e realizuan në fshatin e largët Bellobrad të Dragashit, në jug të Kosovës;” mes banorëve që na pritën me plot entuziazëm”.
“Kohë më parë, kur isha në këtë fshat, më thanë ta pi ujin e krojit pranë xhamisë. Më thanë se ai ujë sjell bereqet; e se të kthen sërish në këtë vend.
U ktheva. Këtë herë me Vjosën”, deklaroi Abdixhiku.
“Këtë herë folëm për turizmin, ujin, infrastrukturën dhe vëmendjen që këtyre anëve u ka munguar për shumë vjet. Por mbi të gjitha, ndjemë ngrohtësinë e njerëzve që, edhe larg, nuk janë dorëzuar kurrë”, shkruan ai.
“Ju faleminderit për pritjen e ngrohtë; për mbështetjen e pakushtëzuar e për bashkëudhëtimin tonë. Do të kthehemi sërish. Sepse piimë ujin e kroit sërish”, përfundon ai.
