Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Abdixhiku publikon pamje nga përgatitjet për Kuvendin e LDK-së: Gjithçka gati

 
   

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje të sallës ku të dielën do të mbahet ceremonia për zgjedhjen e kryetarit të kësaj partie.

Ceremonia do të mbahet në orën 17:00 në Pallatin e Rinisë.

Abdixhiku kundërkandidat për drejtimin e partisë do të ketë Faton Bislimin.

Bislimi ka thënë se kandidatura e tij për kryetar të LDK-së është një ofertë për rikthimin e kësaj partie te vlerat themeltare dhe idealet kombëtare të ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Ndërkaq, Abdxhiku para pak ditësh ka publikuar një këngë me videoklip, përmes të cilës ka thënë se “Rruga e re LDK-së po nis”.

“Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të Konventës Programore ‘Rruga e Re’. Le të ketë festë! Le të ringritemi si një”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Abdixhiku ka marrë drejtimin e partisë më 14 mars, 2021.

Ai në vitin 2021 kishte përballë edhe dy kandidatë tjerë për kryetar të LDK-së, nënkryetarin, Lutfi Haziri dhe anëtarin e kryesisë, Besian Mustafën.

Në garën për kryetar të ri të LDK-së, kandidaturën e kishte shpallur edhe nënkryetari i kësaj partie, Anton Quni, por pak para nisjes së kuvendit, ai ishte tërhequr nga gara për kreun e partisë.

Abdixhiku kishte marrë 191 votave të 328 delegatëve të këtij kuvendi. Zgjedhja e kryetarit të LDK-së ishte bërë me vota të fshehta.