Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se pa Qeverinë Kurti, në territorin e Kosovës do të organizoheshin zgjedhjet e Serbisë.
Përmes një postimi, Rrustemi ka thënë se që nga viti 2021, qytetarët serbë të Kosovës mund të udhëtojnë drejt Serbisë për të votuar, nëse dëshirojnë.
Ai ka theksuar se kjo, sipas tij, dëshmon ushtrimin e sovranitetit të Kosovës.
“Sovraniteti i shtetit shihet edhe në ditë e raste si ky”, ka shkruar Rrustemi.
Postimi i plotë:
Po mos të ishte Qeveria Kurti, sot në territorin e Kosovës do të kishte zgjedhje. Zgjedhje të Serbisë. Do të hapeshin qendrat e votimit, do të barteshin kuti votimi e do t’i manipulonte Vuçiqi votat për interes të tij. Por jo. Këtu e dielë e qetë. Nga viti 2021, serbët e Kosovës mund të shkojnë në Serbi që të votojnë, nëse duan.
Sovraniteti i shtetit shihet edhe në ditë e raste si ky.
