Gazetari shqiptar, Idro Seferi, ka bërë të ditur se deri në orën 14:00, në Preshevë kanë votuar rreth 9 mijë e 200 qytetarë, apo 20 për qind e votuesve.
Përmes një postimi, Seferi ka theksuar se pjesëmarrja është më e ulët krahasuar me nivelin e përgjithshëm në Serbi, duke e lidhur këtë edhe me numrin e madh të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
Ai ka vënë në pah rëndësinë e pjesëmarrjes masive të shqiptarëve në zgjedhje, duke theksuar se kjo është jetike për përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Serbisë.
Postimi i plotë:
Ne Presheve kane votuar 9200 apo 20% deri ne oren 14.00. Numri eshte shume me i vogel se ne nivel te Serbise, por e kuptueshme. Nje pjese e madhe jetojne jashte. Nuk jam i sigurt nese shqiptaret jane regjistruar ne ambasada te Serbise si diaspora serbe. Gjithsesi, per shqiptaret eshte jetike pjesemarrja masive qe te perfaqesohen ne kuvend pasi nuk mjafton vetem bashkimi i partive.
