Lajme

​Adrian Zalli i Trustit merr 50 mijë € neto pagë në vit, 6 mijë tjera si pagesë për përvojë pune

Adrian Zalli i lë në llaç liderët e institucioneve qendrore në Kosovë, për sa u përket pagave që marrin.

Ai, si drejtor menaxhues i Trustit Pensional merr hiq më pak se 49 mijë e 295 euro neto pagë në vit.

Për një muaj, ai kap 4 mijë e 107 euro.

Pos kësaj, Zalli merr edhe një lloj page tjetër mujore e vjetore, e cila llogaritet si “pagesë për përvojën e punës”. Ajo mbërrin në 6 mijë e 386 euro neto në vit, ose 532 euro në muaj.

Në total, të ardhurat vjetore të tij si drejtor menaxhues në Trust janë 55 mijë e 681 euro

Kjo llogaritet të jetë një ndër pagat më të larta në vend, në sektorin publik.

Të Ngjashme