Agon Bytyqi do të jetë zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera.
Lajmi u bë i ditur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Vendimin e mori Haxhiu bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me të cilin nënshkroi vendimin.
“Përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.
E falënderuam z. Bytyqi për punën e deritanishme dhe i uruam mbarësi në mandatin e ri”, shkroi Haxhiu.
