Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë një kontrolli të një automjeti në fshatin Gazivod të Zubin Potokut, ndërsa dy persona janë arrestuar dhe intervistuar në lidhje me rastin.
Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 16:15, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Zubin Potok kanë ndaluar për kontroll rutinor një automjet me targa vendore, të drejtuar nga personi A.B., i lindur në vitin 1993, ndërsa pasagjer ishte I.M., i lindur në vitin 1973, transmeton “Bota sot”.
