Lajme

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj: Kërkon hetim të plotë dhe reagim institucional

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy persona.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla e ka cilësuar rastin si një ngjarje që ka tronditur jo vetëm Gjilanin, por edhe të gjithë shoqërinë.

Ajo ka theksuar se familja duhet të jetë vendi më i sigurt për çdo njeri, ku mbizotërojnë dashuria, harmonia, kujdesi dhe mbrojtja.

“Çdo ngjarje që e cenon këtë siguri kërkon vëmendje dhe reagim të menjëhershëm institucional”, ka shkruar Gërvalla.

Më tej, ajo ka kërkuar që rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin.

Në fund të reagimit, Gërvalla u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

Të Ngjashme