Këngëtarja shqiptare Lorna Hysa, e cila prej vitesh jeton në SHBA, ka reaguar pas publikimit të disa komunikimeve mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasi.
Hyseni akuzohet nga SPAK për dy vepra penale, ndërsa në dosjen hetimore të publikuar në media janë bërë pjesë edhe disa prej mesazheve të shkëmbyera mes saj dhe Agasit, në një periudhë kur ky i fundit ishte në kërkim nga SPAK.
Në një prej komunikimeve, Hyseni i shkruan Agasit: “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne”, ndërsa në një tjetër thuhet: “Do përfundojmë keq, shpirt.”
Pikërisht pas publikimit të këtyre mesazheve ka reaguar edhe Lorna, e cila ka ironizuar situatën përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo shkruan se shpesh herë vajzat me profesion këngëtare, balerinë apo që cilësohen si vajza të bukura, i quajnë kuçka, por për të, Vlora Hyseni provoi të kundërtën.
Sipas Lornës, “Vlora dëshmoi që të jesh k*ckë mund të jesh super shëmtirë dhe me post drejtues, apo të punosh në zyrë”.

“E di çfarë është funny? Profesionet si: këngëtare, balerinë, moderatore, modele, aktore, apo edhe ndonjë gocë që është pak më e bukur se tjerat, zakonisht asociohen me idenë që ‘të gjitha janë k*çka’ dhe çdo damkë u vihet atyre…
…por Vlora dëshmoi që të jesh k*çkë mund të jesh super shëmtirë dhe me post drejtues, apo të punosh në zyrë. …do thoni ju: ‘është thjesht e dashuruar…’ Kush e di çfarë ka tjetër aty! Ajo ju fik radarët!!! A New Yorker would say: ‘You ugly wh…!’”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se sipas përshkrimit në dosjen hetimore, këto komunikime mes Agasit dhe Vlora Hysenit, të marra në tërësinë dhe kronologjinë e tyre, janë vlerësuar nga hetuesit si tregues të një qëndrimi solidar dhe të gatishmërisë së ish-drejtoreshës së SHISH për ta ndihmuar Agasin gjatë kohës që ai ndodhej në kërkim.
