Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident i rëndë/ Makina i ndërpret rrugën autokolonës me 20 motoristë të huaj, njëri prej tyre…(Detajet)

Një aksident i rëndë raportohet në Pajovë të aksit Elbasan-Aksident.

Një autokolonë me motorristë të huaj është përfshirë në një aksident në aksin rrugor Peqin -Elbasan.

Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Pajovë e Peqinit.

Një prej motorristëve të huaj gjatë aksidentit ka përfunduar poshtë një automjeti.

Nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se një autoveturë gjatë një manovrimi të gabuar i ka ndërprerë rrugën autokolonës me rreth 20 motorristëve të huaj.