Aktuale

Aksident i rëndë, makina përplas një vajzë 5-vjeçare: Si është gjendja e saj

Fëmija u dërgua për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton rrethanat e aksidentit

ELBASAN – Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, ku një automjet ka përplasur një fëmijë.

Sipas informacionit të policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi D. Ç., 38 vjeç, ndërsa e dëmtuar ka mbetur një vajzë 5-vjeçare.

NEWS  PD ulet në tryezë të mërkurën e 1 korrikut për ndryshime, Edi Paloka “ hap krahun”: Nuk do kandidoj, të provohen të tjerëE mitura është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, ajo është jashtë rrezikut për jetën, raporton noa.al.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit. /noa.al

Të Ngjashme