Lajme

“Martohu djali jem, se dikur s’të marrin çikat”, vëllai i Zahirit rrëfen bisedën e heroit me nënën

Bajram Pajaziti, vëllai i heroit Zahir Pajaziti, ka ndarë një rrëfim interesant për një bisedë mes Zahirit dhe nënës së tyre.

Ai ka treguar se nëna e tyre e këshillonte vazhdimisht Zahirin që të martohej.

“Shumë presion, nëna si nënë, e afërt me fëmijë. O Zahir, i thotë, o djali jem, martohu bre se të shkon koha. Ai i thoshte: “Hajt bre nanë, se ka kohë”.

“Po i thoshte: I ke bërë disa vjet, kur të bëhesh i moshuar, nuk ta jep kush çikën, as nuk të marrin çikat”, ka treguar ai.

Të Ngjashme