Lajme

Senatori amerikan Peters për protestat në Shqipëri: Autoritetet të shmangin dhunën ndaj protestuesve

Senatori amerikan Gary Peters ka reaguar për situatën e tensionuar në Shqipëri, duke u bërë thirrje autoriteteve që të përmbahen nga përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë dhe të gjitha palëve të punojnë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Peters është shprehur se është thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit në vend. Ai ka theksuar se populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.

“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri. Autoritetet lokale duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, ndërsa të gjithë ata që ndodhen në terren duhet të punojnë për uljen e tensioneve dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme”, ka shkruar senatori amerikan.

Peters e ka lidhur shqetësimin e tij edhe me praninë e komunitetit shqiptaro-amerikan në shtetin e Miçiganit, duke nënvizuar se zhvillimet në Shqipëri prekin drejtpërdrejt shumë banorë të këtij shteti amerikan.

“Miçigani është shtëpia e një komuniteti të fuqishëm dhe aktiv shqiptaro-amerikan, dhe e di se këto zhvillime janë shumë personale për shumë banorë të Miçiganit”, është shprehur ai.

Në fund, senatori amerikan ka riafirmuar angazhimin e tij për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët, duke theksuar rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit.

I am deeply concerned by the escalating situation in Albania. Local authorities must refrain from aggression against peaceful protesters, and everyone on the ground must work to deescalate and prevent further violence.

Michigan is home to a strong and vibrant Albanian American community, and I know these developments are very personal for many Michiganders. The Albanian people deserve a government that respects their fundamental rights and upholds the rule of law. That’s why I will continue to advocate for peace and justice for all Albanians.

— Senator Gary Peters (@SenGaryPeters) October 19, 2026Ndryshe, Gary Peters është senator amerikan që përfaqëson shtetin e Michiganit në Senatin e SHBA-së që prej vitit 2015.

Ai shërben si anëtar i Partisë Demokratike dhe ka mbajtur role të rëndësishme në komisionet e Senatit, përfshirë atë për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare.

Të Ngjashme