Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.
Raportohet se në aksident është përfshirë një furgon i cili është përplasur me trafikndarësen.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident.
