Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Lipjan-Shtime, përplasen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Lipjan–Shtime.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen dy vetura të përfshira në aksident, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe njësitë e Policisë së Kosovës.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo rrethana të tjera lidhur me aksidentin.

Për më shumë detaje priten informacionet zyrtare nga Policia.

Të Ngjashme