Aktuale

Aksident i rëndë në vend/ 21-vjeçari përplas një makinë të parkuar dhe policin

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Palasë-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e Drimadhës.

Mësohet se një 21-vjeçar duke drejtur një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një mjet të parkuar.

Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur një punonjës policie i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e përplasjes. Fatmirësisht ai ka marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

“R. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Palasë-Dhërmi, në rrethrrotullimin e Drimadhës, duke drejtuar automjetin, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka goditur një mjet të parkuar dhe më pas një punonjës policie, i cili ka pësuar dëmtime të lehta”, njofton policia.

Të Ngjashme