Aktuale

Aksident i rëndë në vend / 4 të plagosur transportohen për në Tiranë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Për shkak të gjendjes së tyre, katër prej tyre janë nisur për trajtim të mëtejshëm drejt Tiranës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të Ngjashme