Lajme

Dobruna rimerërohet zëvendësministër i MPFVLÇ-së: Vazhdojmë me përgjegjësi dhe përkushtim

Agon Dobruna ka njoftuar se është riemëruar në detyrën e Zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, në kuadër të Qeverisë Kurti 4.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dobruna ka bërë të ditur se ka pranuar sërish këtë përgjegjësi, duke falënderuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për besimin e dhënë.

“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe përkushtim në Qeverinë Kurti 4”, ka shkruar Dobruna.

Ai ka thënë se detyrën do ta vazhdojë me angazhim dhe përkushtim, duke theksuar se synimi i tij mbetet puna në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Këtë përgjegjësi do ta vazhdoj me angazhim, përkushtim dhe punë të ndershme, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit”, ka deklaruar Dobruna.

Në fund të postimit, ai ka falënderuar për besimin dhe ka përcjellë mesazhin: “Vazhdojmë!”.

Të Ngjashme