Aktuale

Aksident i rëndë në vend, i riu humb kontrollin e “Benz”-it, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mjeti, që drejtohej nga një i ri, dyshohet se ka humbur kontrollin, duke u përplasur fillimisht me disa objekte anësore dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë, drejtuesi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Të Ngjashme