Aktuale

Aksident i rëndë në vend, plagosen dy vajza

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme (24 maj) në aksin Elbasan- Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy vajza, të cilat udhëtonin në njërin nga automjetet.

Ato janë dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Kjo situatë ka sjell një kolaps në qarkullimin rrugor, pasi prej 40 minutash rruga ka qenë e bllokuar. Policia ka shkuar në vendgjarje, ndërsa po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Të Ngjashme