Lajme

Vetëvendosje mban sot mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm

Lëvizja VETËVENDOSJE do të mbajë sot mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm, e 64-ta me radhë.

Sipas njoftimit të kësaj partie, mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohen çështje që lidhen me zhvillimet politike dhe organizimin e brendshëm të partisë, si dhe hapat e ardhshëm në funksion të agjendës së saj.

Këshilli i Përgjithshëm është një nga organet kryesore vendimmarrëse të Lëvizjes VETËVENDOSJE, ku marrin pjesë drejtuesit e partisë, deputetë, ministra dhe përfaqësues të degëve nga e gjithë Kosova. Në përfundim të mbledhjes pritet të ketë deklarime lidhur me temat që do të trajtohen gjatë takimit.

Të Ngjashme