Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar rëndësia e unitetit të qëllimit dhe koordinimit ndërmjet të gjithë aktorëve të brendshëm, me synim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.
KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin e tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në vend, si dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal.
Në njoftim është theksuar se ky angazhim do të vazhdojë përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur, transparent dhe të vazhdueshëm me të gjithë aktorët relevantë.
