Aktuale

Aksident i rëndë, përplasen “Audi” dhe “Volkswagen”. Një i pl*gosur dërgohet në spital (Video)

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”.

Nga përplasja mes dy automjeteve ka mbetur i dëmtuar një prej drejtuesve të mjeteve.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin U.Xh është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin N.D.

NEWS  Ministri Toni Gogu: Ja pse u tërhoq Rama nga kërkesa për bisedime me protestuesitSi pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i “Audit” ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit, si edhe për menaxhimin e qarkullimit në këtë aks rrugor.

NEWS  PS nuk dorëzoi Ballukun, reagon bujshëm ambasada e Holandës: Kusht për integrimin në BE, ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë!

Të Ngjashme