Aktuale

“S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado e gjatë qoftë ajo” / Çfarë fshihet pas reagimit të Elisa Spiropalit?

Pas një periudhe bllokimi, faqja zyrtare e deputetes Elisa Spiropali në rrjetin social Facebook është rikthyer sërish në funksionim të plotë gjatë ditës së sotme.

Llogaria e saj kishte mbetur e paqasshme për ndjekësit, një zhvillim që vetë Spiropali e pati shoqëruar me insinuata për prapavijë politike dhe ndërhyrje të qëllimshme.

Menjëherë pas rikthimit të llogarisë ditën e sotme, deputetja ka reaguar publikisht duke shkruar citatin e njohur: “S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”, duke nënkuptuar se përpjekjet për bllokim apo heshtje ishin vetëm të përkohshme.

Me rikthimin e profilit, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim zyrtar mbi arsyet teknike ose procedurale të bllokimit nga vetë platforma Meta, apo nëse Spiropali do të vijojë me qëndrimin se bëhej fjalë për një goditje me prapavijë politike.

Të Ngjashme