Aktuale

Aksident i rëndë, përplaset me ‘Benz’-in, humb jetën drejtuesi i ‘Audi’-t

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit.”

Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i ‘Audi’-t.

Ai është transportuar drejt morgut ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit me pasojë vdekje.

Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.

Të Ngjashme