Pas reagimit të zëvendësministrit Erlind Sulo, i cili mohoi kategorikisht pretendimet e përhapura në platformat online për një video intime ku përflitej edhe një ish-banore e Big Brother VIP, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit.
Ashtu si Sulo, edhe Amber ka hedhur poshtë aludimet, duke deklaruar se nuk e njeh fare zëvendësministrin. Ajo u ka bërë thirrje mediave të tregohen më të kujdesshme me informacionet që publikojnë, duke theksuar se vëmendja duhet të përqendrohet te zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht te protestat dhe gjendja e të riut që, sipas saj, ka humbur shikimin në njërin sy.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Amber është shprehur:
“Fillojmë edicionin e lajmeve të orës 15:00. Sot, në faqen e JOQ në Instagram ka dalë përsëri lajmi i ministrit. “Amber i Big Brother me ministër i Infrastrukturës, që unë nuk e njoh fare, po fare po them.
Dëgjo tani, po mirë, a keni turp apo nuk keni turp? Shqipëria është në një moment kritik. Atij djalit i iku drita e syrit. Që doli në atë protestë dhe i iku nga dora e një shqiptari të vet. Po lajme janë këto që nxirrni ju? Ky nuk është lajm o zotëri. Merru me lajmet e vendit. Sepse shqiptarët duan të informohen për gjendjen në Shqipëri dhe për gjendjen e atij djalit që i iku drita e syrit”.
