Aktuale

Aksident/ Kamioni përplaset me “Golfin”, një i plagosur dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Bishqem.

Një kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i autoveturës tip Golf është plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është jashtë rrezikut për jetën.

See also  Aksident i rëndë në autostradë, raportohet për shpërthim të një cisterneDyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të parakalimit të gabuar të njërit prej mjeteve. Ekspertët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të Ngjashme