Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në Elbasan/ 27-vjeçarja përplas me makinë nënën me fëmijë në karrocë

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias” të qytetit

Një 27-vjeçare nga Elbasani është vënë nën hetim nga policia pasi ditën e djeshme ka përplasur një karrocë me fëmijë 1 vjeç që shoqërohej nga nëna.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias”, kur automjeti që drejtohej nga shtetasja L. Z., 27 vjeç, banuese në Elbasan ka përplasur lehtë një karrocë me fëmijë 1 vjeçe, që shoqërohej nga nëna e fëmijës.

Fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Z., 27 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Haxhias”, automjeti që drejtohej nga kjo shtetase ka përplasur lehtë një karrocë me fëmijë 1 vjeçe, që shoqërohej nga nëna e fëmijës. Fëmija, pasi mori mjekim në spital, u dërgua në banesë.