Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aksident në Greqi, vdes një 26-vjeçar shqiptar

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pas një aksidenti të rëndë në aksin Seksklou-Volos në Greqi.

S.S, po kthehej në shtëpi nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias, sipas medias greke.

Motoçikleta me të cilën po udhëtonte ka rrëshqitur dhe dalë nga rruga dhe më pas është përplasur në parmakë.

S.S, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte passion motorët.