Lajme

​Nepali feston Kukur Tihar festivalin kushtuar qenve

Sot në Nepal e gjithë vëmendja është përqendruar te qentë, pasi është Kukur Tihar, një ditë e veçantë, kur njerëzit shprehin dashurinë e tyre për këta shoqërues besnikë.

Atyre u vendosen në qafë kurora me lule “marigold”, u vihet një shenjë e kuqe në ballë dhe u ofrohet ushqim i veçantë.

Qoftë qentë shtëpiakë apo ata që jetojnë në rrugë, të gjithë përfshihen në festime dhe trajtohen me shumë dashuri.

Sipas besimeve hindu, qentë konsiderohen si lajmëtarë të Yamaraj, zotit të vdekjes. Ata lidhen gjithashtu me Zotin Bhairav dhe, tradicionalisht, shihen si roje e mbrojtës. Kjo është arsyeja pse qentë zënë një vend të veçantë në traditat fetare që lidhen me Kukur Tihar.

Festimet po zhvillohen edhe në qendrat për kujdesin ndaj kafshëve. Në qendrën “Sneha’s Care”, qentë e shpëtuar dhe ata të braktisur po trajtohen me ushqim të veçantë dhe shumë dashuri. Kjo qendër ofron strehim për kafshët në nevojë dhe kujdeset për to me përkushtim e vëmendje.

Ndërsa gjatë ditës nderohen qentë, në mbrëmje shtëpitë në mbarë Nepalin do të ndriçohen nga llamba vaji për të mirëpritur Perëndeshën Laxmi. Kjo bën që dy tradita të rëndësishme të Tihar-it të bashkohen në të njëjtën ditë.

Të Ngjashme