Tragjedia e rëndë në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovc ka prekur rëndë edhe botën e kulturës.
ALSAT-i mëson se njëri nga viktimat e aksidentit fatal është Riste Velkov, bariton dhe solist-pervenec i Operës dhe Baletit Nacional të MV-së.
Velkov humbi jetën në aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur edhe tre persona të tjerë, mes tyre i dyshuar edhe djali i tij 20-vjeçar dhe dy të rinj të tjerë.
Sipas hetimeve paraprake, aksidenti ndodhi pasi një kamion me targa të Kosovës humbi kontrollin, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me veturën BMW me targa të Shkupit./
