Aktuale

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ulet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, vendosi sot të ulë pa afat çmimin e naftës dhe benzinës.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri nga 216 lekë që është aktualisht.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, nga 172 që po shitet momentalisht.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.45 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të Ngjashme