Aktuale

Aksident tragjik në vend, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në aksin kombëtar Peqin–Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në fshatin Përparim, në territorin e Bashkisë Peqin. Sipas informacioneve paraprake, një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është përplasur nga një furgon teksa lëvizte në këtë segment rrugor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të Ngjashme