Aktuale

Aksident tragjik në vend, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari është riregjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht.

Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tren të bashkisë Devoll.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave./Top Channel

Të Ngjashme